Lajme
Babai i Meghanit akuzon të bijën se hoqi dorë nga familja mbretërore
Babai i larguar i Meghan Markles, Thomas Markle, ka akuzuar të bijën e tij për “përçmim” të familjes mbretërore britanike në një pjesë të një interviste të botuar një ditë pasi Pallati Mbretëror tha se Princi Harry dhe gruaja e tij nuk do të jenë më anëtarë punonjës të monarkisë.
Pallati njoftoi të shtunën se çifti nuk do të përdorë më titujt e tyre “Lartmadhëria Mbretërore” dhe do të paguajnë gjithçka vetë për jetën e tyre, raporton Reuters.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se i gjithë vendi u dëshiron atyre “më të mirat” për vendimin e tyre.
“Siç kam thënë më parë… jam i bindur se familja mbretërore, e cila ka qenë këtu për një kohë të gjatë, do të gjejë mënyrën për të kapërcyer këtë gjë”, tha Johnson për Sky News në Gjermani, ku po merrte pjesë në një samit për Libinë.
Thomas Markle i tha televizionit “Channel 5” në një dokumentar se ai besonte që Meghani po hidhte poshtë “ëndrrën e çdo vajze”.
“Është zhgënjyese, sepse ajo realizoi ëndrrën e çdo vajze. Çdo vajzë e re dëshiron të bëhet princeshë dhe ajo e pati këtë mundësi dhe tani që po e flakë atë tutje, duket se po e bën këtë për para”, tha ai.
Intervista është realizuar pas njoftimit të çiftit se do të heqin dorë nga pozitat e tyre të anëtarëve të lartë të familjes mbretërore. “Channel 5” ka publikuar një pjesë të intervistës të shtunën dhe ka thënë se dokumentari i plotë do të lansohet “javëve në vijim”.
Thomas Markle e përshkroi familjen mbretërore si “një prej institucioneve më të vjetra të gjalla”, duke thënë se kur Meghani u martua me Harryn majin e vitit 2018, ata morën një obligim “të jenë pjesë e mbretërve dhe të përfaqësojnë mbretërinë”.
“Kjo është si një prej institucioneve më të mëdha, më jetëgjata, ndonjëherë”, tha ai. “Ata po e shkatërrojnë këtë, po përçmojnë, po e zhveshin atë… po e kthejnë atë në një ‘Walmart’ me kurorë. Është diçka qesharake, s’do duhej ta bënin këtë”.
Thomas Markle dhe e vija e tij kanë qenë të distancuar që nga martesa e saj me Harryn, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera












