Shkurt.ch
Babai mbyt katër fëmijët në gjumë
Një tragjedi ka tronditur sot Gjermaninë. Mediat gjermane ka raportuar se një 39-vjeçar nga Ilzede vend në Saksoninë e Ulët në Gjermani, ka vrarë katër fëmijët e tij, dhe pastaj me anë të një sms-i kishte informuar nënën e tyre, e cila ishte në pushime jashtë vendit.
Vrasësi i cili ka provuar të bënte vetëvrasje është hospitalizuar më pas në një spital gjerman, sipas policisë dyshohet t’i ketë ngulfatur të bijën 12-vjeç dhe tre djemtë, pesë, shtatë dhe nëntë vjeç.
Nëna e fëmijëve me të marrë sms-in kishte alarmuar policinë, por ishte bërë shumë vonë për fëmijët e saj.Motivi për vrasjen e katër fëmijëve, sipas vlerësimeve të prokurorisë gjermane, mund të ketë qenë si pasojë e problemeve ndërmjet prindërve.
Fqinjët e tronditur nga ky rast kanë thënë se vrasësi vuante nga depresioni dhe kishte probleme me zemrën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













