Uncategorized
BAG raporton 1923 raste të reja dhe 19 vdekje nga Covid-19
Kjo e rrit mesataren e 7 ditëve të fundit në 1782, që është 19 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 1923 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Kjo e rrit mesataren e 7 ditëve në 1782, që është 19 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht po rritet, shkruan srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 28 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 262.4.
Shkalla mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 5.7 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 35,697 teste në ditë dhe kështu është rritur për 10 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 19 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 6 vdekje, që është 28 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 921 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 77.0 për qind të mbushura, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nëse llogariten edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 68.0 për qind.
Nga këta shtretër, 18 për qind janë të zënë nga të sëmurët me Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











