Lajme
Bajgora e Mitrovicës priti mërgimtarët
Nën organizimin e Komunës së Mitrovicës dhe më mbështetje të Ministrisë së Diasporës është mbajtur në Bajgorë të Mitrovicës takimi tradicional kushtuar bashkatdhetarëve ”Dita e Mërgimtarëve”.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi iu ka uruar mërgimtarëve pushim të mirë në vendlindjen e tyre, ka thënë se roli dhe kontributi i mërgimtarëve gjatë dekadave të tëra deri në ditët e sotme, në mbështetje të atdheut, në forma nga më të ndryshmet, ishte i jashtëzakonshëm.
“Përkrahja juaj për çlirimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe natyrisht edhe të komunave tuaja nga ju vini ishte e shumëllojshme dhe e pakursyer deri në vetëmohim, prandaj edhe meritoni respektin më të thellë dhe vëmendjen e merituar të institucioneve tona të lira e demokratike”, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës, përcjell albinfo.ch.
Murati u thotë mërgimtarëve: “Ju i jepni jetë Kosovës”
Ndërkohë lëvdata për mërgimtarët ka dhënë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili ka theksuar se diaspora vazhdon të mbetet kontribuuesi më i madh për shtetin tonë, kurse ardhja e mërgimtarëve gjatë muajve të verës i japin shpirt Kosovës.”Realisht Kosova po qe se nuk do të vinit ju dhe ta ngjallni në këta muaj të verës, do të ishte një vend shumë i zymtë. Ju i jepni jetë Kosovës! Në këta muaj Kosova ka qarkullimin më të madh të parave. Kontributi juaj ka qenë shumë i madh për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha ai ndër të tjera.
Më pas për të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik, në të cilën morën pjesë artistët nga Shkodra, Bruno dhe Paskaulina Shllaku, si dhe anëtarët e shoqërive artistike nga Mitrovica dhe Obiliqi.
Në kuadër të këtij aktiviteti është hapur edhe ekspozita me piktura e piktorëve nga Mitrovica dhe një ekspozitë shitëse e veshjeve tradicionale kombëtare.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj
















