Sport
Ballisti: Më mirë i vdekur se në Serbi
Bashkëshortja e "Ballistit" Federica Lo Toro ka thënë se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar
Ismail Morina i njohur ndryshe si “Ballisti” është i vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi, duke paralajmëruar se mund të bëjë vetëvrasje nëse një vendim i tillë realizohet nga autoritetet kroate dhe nuk gjen zgjidhje tjetër.
Bashkëshortja e “Ballistit” Federica Lo Toro ka thënë se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar.
Ajo i ka thënë televizionit “Ora News” se Morina ka thënë se “Më mirë i vdekur se në Beograd”, përcjell albinfo.ch.
“Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund. Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të”, ka thënë Federica Lo Toro.
Ajo ka shtuar se tashmë shpresa e vetme për të është azili politik vendim ky që i takon të marr Ministrisë së Brendshme.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027












