CH-Ballkani
Ballisti nuk do të ekstradohet në Serbi
Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballisti, i shpëtoi ekstradimit në Serbi.
Tifozi kuqezi që mori përsipër edhe ngritjen e dronit në Beograd në mbrëmjen famëkeqe të 14 tetorit 2014 fitoi betejën e parë, edhe pse lufta do të vazhdojë.
Pasi e mbajtën për 9 muaj me radhë në burg në Kroaci, beteja ligjore u fitua përgjysmë, sepse nëpërmjet avokatit të tij, i riu nga Kukësi i shpëtoi ekstradimit në Serbi, vendin që kishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për akuzën e nxitjes së urrejtjes mes popujve, përcjell albinfo.ch.
Me Kroacinë që hodhi poshtë kërkesën e tij për azil, zgjidhja më e mirë për Ismail Morinën u shndërrua transferimi prej kësaj mesjave në një burg të Italisë, aty ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë.
Në Itali ai ‘mund të ndihet më rehat’, sepse ka nënshtetësi italiane, madje bashkëshortja e tij është italiane.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











