Lajme
Ballkani, rajon për rekrutim të xhihadistëve në Evropë
Ministria austriake e Mbrojtjes paralajmëron se Ballkani Perëndimor paraqet rajon për rekrutim dhe bazë logjistike të xhihadistëve në Evropë
Në raportin për gjendjen aktuale të sigurisë të 14 shtatorit, analistët e Ministrisë së Mbrojtjes të Austrisë tregojnë fotografi shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, raporton gazeta austriake heute.at
“Problemi me islamizmin në Ballkanin perëndimor reflektohet në bazë të lidhshmërisë përmes diasporës, në hapësirën e BE-së”, thuhet në raport, përcjell “albinfo.ch”.
Derisa në Kosovë pas arrestimit të liderëve salafistë është vërejtur zvogëlim i aktiviteteve, në Bosnjë e Hercegovinë rritet rreziku nga sulmet terroriste, shtohet në raportin, të cilin e ka publikuar gazeta “heute”.
Personat nga spektri islamik, sipas Ministrisë, formojnë para së gjithash në BeH qendra dhe vende islamike.
Me rritjen e presionit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak rritet edhe rreziku nga sulmet terroriste nga ana e simpatizuesve të kësaj organizate terroriste, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në tërë Evropën, paralajmërojnë analistët nga Ministria austriake e Mbrojtjes.
Austria në Ballkanin Perëndimor është e pranishme me pothuajse 800 ushtarë, 325 në misionin e EUFOR-it në BeH dhe 465 në misionin e KFOR-it.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












