Shkurt.ch
Banda serbo-kosovare plaçkit 44 trezorë!
Policia austriake ka mundur të kapë vetëm dy nga pjesëtarët e bandës ndërkohë që gjashtë të tjerët janë në arrati
Një bandë e përbërë nga serbë e kosovarë, nga viti 2010 e këndej ka kryer më shumë se 40 plaçkitje trezorësh në vende të ndryshme të Austrisë, me ç`rast ka shkaktuar një dëm prej 850 mijë eurosh. Policia austriake ka mundur të kapë vetëm dy nga pjesëtarët e bandës ndërkohë që gjashtë të tjerët janë në arrati.
Banda ka operuar në lande të ndyrshme të Austrisë dhe cak i saj kanë qenë gjithnjë selitë e formave të ndryshme. Ata kanë hyrë nëpër zyra të firmave që kanë sulmuar pastaj kanë shkretëruar gjithçka aty deri sa kanë gjetur trezorët e të hollave. Këto të fundit i kanë thyer në vendin e ngjarjes ose i kanë transportuar për t`i hapur më vonë.
Kryesisht gjatë aksioneve të tyre kanë përvetësuar të holla, por kanë “huazuar” edhe laptopë, telefona mobilë dhe gjësende tjera të shtrenjta që kanë gjetur. Ndërsa me rastin e një vjedhje, ata kanë marrë 2000 vinjeta të autostradës, të cilat pastaj i kanë shitur përmes ndërmjetësuesve të tyre.
Ata kanë bërë 44 thyerje trezorësh në katër lande të ndryshme të Austrisë. Në disa nga aksionet ishin të angazhuar deri në pesë persona, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.
Me plaçkën e tyre pjesëtarët e bandës kanë financuar vetura të shtrenjta, pushime në vende luksoze etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











