Lajme
Banesat në Zvicër tani kushtojnë 6.6 për qind më shumë se vitin e kaluar
Edhe çmimi i shtëpive për një familje u rrit me 7.2 për qind në të njëjtën periudhë.
Blerësit zviceran kërkojnë prona zvicerane, pavarësisht çmimeve më të larta, njofton albinfo.ch.
Banesat në Zvicër tani kushtojnë 6.6 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe çmimi i shtëpive për një familje u rrit me 7.2 për qind në të njëjtën periudhë.
Shtojini asaj norma më të larta të hipotekave që kur Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normën bazë të interesit në fund të shtatorit, dhe tabloja është e qartë: banesat në Zvicër janë bërë edhe më të shtrenjta se më parë.
Megjithatë, kërkesa për prona luksoze nuk është zbehur dhe po tejkalon ofertën, sipas Robert Weinert, kreu i monitorimit të pasurive të paluajtshme në agjencinë Wüest Partner.
“Po flasim për blerës me takë të mirë që do të donin të blinin, për shembull, një vilë me pamje nga liqeni dhe malet në një komunitet me taksa të ulëta”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










