Kosova
Banka BKT mbyll xhirollogaritë e punëtorëve të kolegjit ‘Mehmet Akif’
Vendimi për mbylljen e xhirollogarive erdhi tri javë pasi gjashtë punëtorë të këtij institucioni privat arsimor u arrestuan në Prishtinë e Gjakovë dhe u depërtuan në mënyrë misterioze për në Turqi pasi kërkoheshin nga regjimi i Akrarasë
Punëtorët e Kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë që janë klientë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë zgjuar sot me një SMS në telefonët e tyre me të cilët banka i njoftonte ata për mbylljen e xhirollogarive personale bankare, shkruan ‘Kallxo.com’
Vendimi për mbylljen e xhirollogarive erdhi tri javë pasi gjashtë punëtorë të këtij institucioni privat arsimor u arrestuan në Prishtinë e Gjakovë dhe u depërtuan në mënyrë misterioze për në Turqi pasi kërkoheshin nga regjimi i Akrarasë si të dyshuar për bashkëpunim me klerikun turk në ekzil, Fetullah Gulen në puçin e dështuar ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në korrik të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
“I nderuar Klient, Banka Kombëtare Tregtare ju njofton se në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme të Bankës, në bazë të kushteve të përgjithshme të kontratës së Shërbimit Bankar, do të bëj mbylljen e llogarisë suaj bankare, efektive 30 ditë nga data e njoftimit të marrë. Në mënyrë që të kemi një proces të rregullt për mbylljen e llogarisë suaj bankare dhe të përfundojmë procedurat e nevojshme, ju ftojmë të vizitoni Degën tuaj të BKT-së brenda periudhës se njoftimit. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj deri më tani”, thuhet në SMS-në e pranuar nga një punëtor i këtij kolegji.
Drejtori i Kolegjit ‘Mehmet Akif’ Lipjan, në Nazmi Ulus, në një deklaratë për KALLXO.com e pranoi se një pjesë e stafit që i kanë xhirollogaritë në këtë bankë, kanë hasur në probleme për të pasur qasje në to.
Ai tha se personalisht është klient i një banke tjetër dhe se atij nuk i është mbyllur llogaria.
“Ka probleme në llogaritë personale të stafit por nuk ka problem me llogarinë e kompanisë. Të gjithë që i kanë pasur llogaritë në BKT janë mbyllur. Disa persona të stafit kanë llogari edhe në banka tjera dhe nuk kanë probleme”, tha Ulus.
Banka Kombëtare Tregtare që nga viti 2009 operon me 100 përqind të aksioneve nga Çalik Finance Services, pjesë e kompanisë Çalik Holding e cila është pronare edhe e KEDS.
KALLXO.com ka kontaktuar me Bankën Kombëtare Tregtare dhe Bankën Qendrore të Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve.
Burime të KALLXO.com brenda Bankës Qendrore kanë sqaruar se BKT në mëngjes ka kontaktuar me zyrtarët e këtij institucioni për ta njoftuar BQK-në për njoftimin për mbylljen e llogarive. Por burimi ka thënë se llogaritë mund të mbyllen “vetëm me kërkesë të klientëve”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur











