Lajme
Banka Botërore: 36.5 milionë euro, mbështetje për Kosovën
Kosova përfiton një grant tjetër, si mbështetje buxhetore në vlerë rreth 36.5 milionë euro
Kjo shumë është aprovuar me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore, marrëveshje kjo mbi Operacionin e Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm e që synon uljen e papunësisë dhe varfërisë në vend.
Financimi është bërë kryesisht nga Banka Botërore, apo 23 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej rreth 13.5 milionë eurosh janë ofruar nga donatorët bilateralë dhe multilateralë.Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters, ka thënë se ndryshimet në politikat fiskale gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit të kaluar kanë bërë ekonominë e Kosovës mbi një bazë solide makroekonomike.
Sipas tij, më Programin Zhvillimor për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPP), i është dhënë një shtysë e rëndësishme Kosovës për sanimin e disbalanceve makro-fiskale dhe për të kapërcyer disa prej pengesave kryesore për krijimin e punësimit të qëndrueshëm.
Olters, ndër të tjera, madje duke folur në gjuhën shqipe, ka thënë se kjo po ndihmon në zgjidhjen e potencialit zhvillimor socio-ekonomik dhe në zbutjen e varfërisë.
Ai ka pohuar se SEDPP-ja ka rëndësi për Kosovën, ngase ka shkallë të lartë të papunësisë dhe nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Evropë, raporton Kosovapress.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, është zotuar në plotësimin e kritereve që përmban marrëveshja.
Ky operacion është aktiviteti më i madh i përbashkët financiar në Kosovë që ndihmon në kufizimin e kostos së transaksioneve për Qeverinë dhe 10 donatorët .
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













