Ukraina
Banka Botërore: Lufta në Ukrainë thellon krizën ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Performanca ekonomike e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor mbetet e prekur nga vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe rritja e lartë e çmimeve të energjisë që ka rezultuar prej saj, si dhe nga ngadalësimi i rritjes botërore.
Kështu pohon Banka Botërore në edicionin e fundit të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se këto kriza po kthehen në pengesa për rajonin, përkundër rritjes më të lartë seç pritej më herët këtë vit.
Falë nxitjes prej konsumit dhe investimeve private, gjysma e parë e vitit 2022 u shoqërua me rritje solide ekonomike që i tejkaloj pritjet.
Në mesin e vitit 2022, nivelet e punësimit kapën pikat më të larta historike në disa prej vendeve të rajonit, ndërsa shkalla mesatare e punësimit në rajon tanimë është 46 për qind, duke u rritur për 3 pikë përqindjeje krahasuar me mesin e vitit 2021.
Të gjithë sektorët kontribuuan në rimëkëmbjen e tregut të punës, por ishin shërbimet, përfshirë turizmin, që luajtën rol madhor. Sidoqoftë, vrulli i rritjes veçse ka filluar të ngadalësohet përballë sfidave në rritje.
Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve e kanë shtyrë inflacionin në nivele që nuk janë parë prej shumë vitesh, duke e dobësuar fuqinë blerëse dhe besimin e bizneseve. Aktiviteti në tregun e punës po fillon të ulet teksa shihet ngadalësim i ritmit të punësimit përballë inflacionit të lartë dhe rritjes së pasigurisë.
Edhe pse gjatë vitit 2022 vazhduan trendet rënëse të shkallëve të varfërisë, inflacioni shumë i lartë paraqet rreziqe për uljen e varfërisë në të ardhmen. Po të mos ishte mbështetja prej qeverive, ashpërsia e tronditjes së shkaktuar prej çmimeve të energjisë dhe ushqimeve mund të rezultonte me rritje për 13 për qind në numrin e qytetarëve të varfër në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra zbulon se cilat linja treni planifikon të përmirësojë Këshilli Federal ka vendosur se cilin nga projektet hekurudhore të Zvicrës synon të përmirësojë ose zgjerojë... -
Franga zvicerane arrin nivele të reja rekord kundrejt euros dhe dollarit amerikan -
Cyrihu është kryeqyteti evropian i gjumit të mirë -
Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar -
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës












