Kosova
Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike e Kosovës në 3.1 për qind
Pas një ngadalësimi të investimeve dhe konsumit privat, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kosovës për vitin 2022 pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind.
Sipas raportit “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje“, në kontekstin aktual, mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet te më të cenueshmit.
“Në periudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës”, thekson raporti.
Po ashtu, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se ka ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2022.
Në Komisioni për Buxhet dhe Financa, Mehmeti pati thënë se parashikimet gjatë këtij viti janë diku rreth 3 për qind. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse, zvogëlimit të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto.
“Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022 dhe parashikimet tona janë që të jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto. Përderisa rreziqet nga pandemia janë zvogëluar, rritja e rimëkëmbjes ekonomike pritet të ngadalësohet nga pasojat e tashme të dy krizave, e para është pengesat ende evidente nga zinxhiri i furnizimit nga pandemia dhe presioni shoqëruese të inflacionit të kombinuara me efektet e kombinuara të luftës në Ukrainë që e përforcojë edhe më tej rritjen e çmimeve, dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e besueshmërisë”, pati theksuar Mehmeti.
Ai ka thënë se inflacioni në Kosovë është i importuar dhe çdo masë e tyre vetëm do të pengonte rritjen ekonomike.
“Çdo masë e marrë në këtë drejtim neve na con vetëm në stagnacion, pra ka shumë efekte dhe pengon rritjen e aktiviteteve ekonomike në vend. Përderisa inflacionin e kemi të importuar nga jashtë, faktikisht me rritjen e përqindjes së rezervës të detyrueshme ne shumë pak do të mund të bënin në këtë drejtim dhe anën tjetër dëmi do të ishte i madh sa i përket pengesës që do të kishte në rritjen ekonomike në vend”, kishte thënë ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












