Kosova
Banka Gjermane mbështet disa projekte energjetike dhe të ujërave
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim një delegacion të lartë nga Banka Gjermane për Zhvillim, kryesuar nga drejtori për Evropën Juglindore dhe Turqi, Christoph Tiskens, me të cilët ka bashkëbiseduar për projektet në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera që mbulon MZHE-ja.
Me këtë rast, ministri Lluka ka falënderuar KFW-në për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në zhvillimin e ekonomisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë, sektorin e ujërave si dhe në sektorin e mbeturinave, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim u bë e ditur se janë tri projekte, të cilat janë në fazën e implementimit, e që janë mbështetur nga kjo bankë. Projekti për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike në nivelin lokal, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në komunat e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës si dhe projekti për përkrahjen e kompanive për trajtimin e mbeturinave.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











