Shkurt.ch
Banka Nacionale e Zvicrës me 30 miliardë franga humbje
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka raportuar për një humbje prej 30 miliardë frangash në tremujorin e parë 2015.
Kjo është kryesisht për shkak të heqjes së normës minimale të këmbimit frangut me euro.
Edhe ari ka rezultuar me një humbje të vlerësimit deri një miliard franga zvicerane.
Frangu është nënvlerësuar jo vetëm ndaj euros, por edhe kundrejt dollarit dhe monedhave të tjera.
„Rezultati negativ tremujor nuk do të thotë se Banka Nacionale do të vazhdojë me humbje edhe gjatë pjesës tjetër të vitit”, thotë Eveline Kobler, redaktore e ekonomisë në SRF.
Në të njëjtën kohë, rezervat valutore të Bankës Nacionale janë ende të mëdha; ato arrijnë në më shumë se 500 miliardë franga zvicerane.
“Për shkak të kursit të këmbimit që do të vazhdojë të luhatet, dhe të ardhurat tremujore të SNB do të vazhdojnë të luhaten në masë të madhe.”, thonë ekspertët.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













