Kosova
Banka zvicerane dhuron 50 kompjuterë për shkollën në Kaçanik
Banka nga Zvicra “Bank Julia” me seli në Cyrih, ka dhuruar një donacion prej 50 kompjuterëve për Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut, përcjell albinfo.ch.
Drejtori për Arsim dhe Kulturë, Enver Kamishi ka falënderuar bankën zvicerane për këtë donacion, ndërsa shtoi se kjo është arritur falë bashkatdhetares Mimoza Troni, e cila është përfaqësuese e kësaj banke, ndërsa çmoi bashkëpunimin e sinqertë që ka pasur kjo drejtori me përfaqësuesit e kësaj banke.
Drejtori i arsimit tha se këta kompjuterë do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së mësimit si dhe do të ndihmojnë në praktikimin më të mirë të teknologjisë informative në shkollën profesionale.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











