Lajme
Barazimi i euros me dollarin, ekspertët paralajmërojnë krizë financiare për Evropën
Pas rënies së euros dhe barazit me dollarë, ekspertët ekonomikë parashikojnë recesion të ekonomisë evropiane, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tyre, ndryshimi do të thotë se kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërkohë që eksportet evropiane do të kushtojnë më pak në tregjet ndërkombëtare.
Euro ka përjetuar një eksperiencë dramatike sa i takon humbjes së vlerës që prej fillimit të shkurtit, kur vlente mbi 1.13 dollarë.
Rënia u përshpejtua në javët e fundit për shkak të frikës se Rusia, furnizuesi kryesor i BE-së me energji, do të ndërpriste tërësisht furnizimin me gaz si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit, transmeton Euronews.
Deri tani, 12 vende të BE-së kanë vuajtur ndërprerjen totale ose të pjesshme të furnizimeve me gaz rus.
Fluksi nga gazsjellësi “Rrjedha e Veriut 1” u ndërpre më herët gjatë javës për një proces mirëmbajtjeje që do të zgjasë 10 ditë.
Mbetet e paqartë nëse Kremlini do të urdhërojë zgjatjen e pezullimit përtej afatit dhe ta bëjë atë të pacaktuar.
“Le të përgatitemi për një ndërprerje totale të gazit rus. Ky është opsioni më i mundshëm”, paralajmëroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.
Tani të gjithë sytë do të kthehen nga euroja, për të parë nëse do të vijojë rënien poshtë dollarit amerikan. Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në nëntor të 2002-shit, kur valuta e përbashkët evropiane vlente 0.99 dollarë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













