Shkurt.ch
Barroso: Zvicra rrezikon statusin e privilegjuar me BE-në
BE -ja mund t`ia heqë Zvicrës statusin e privilegjuar që ka në tregun e brendshëm evropian në rast se ajo nuk do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë
Kryekomisionari i BE-së, Jose Manuel Barroso i ka tërhequr vërejtjen Zvicrës që të heqë dorë nga rrezikimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, që ky shtet e ka nënshkruar me BE-në. Kjo marrëveshje, sipas Barrosos do te rrezikohej në rast se Zvicra do të miratonte kërkesat që përmbajnë iniciativat për të cilat pritet të mbahet referendum vitin e ardhshëm.
Barroso nuk ka specifikuar se për cilat iniciativa bëhet fjalë konkretisht. Por ka thënë se Be-ja mund t`ia heqë Zvicrës statusin e privilegjuar në qasjen që ka ajo në tregun e brendshëm evropian në rast se Zvicra nuk do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Këtë qëndrim e ka mbajtur kryekomisioneri në një intervistë që e ka dhënë për gazetën “NZZ am Sonntag”.
Barroso ka theksuar se shtetet anëtare të BE-së dhe nënshkruese të marrëveshjes për lëvizje të lirë nuk do të pranojnë asnjëherë që lëvizja e lirë të ndahet nga të drejtat tjera themelore.
Në vitin 2014, me iniciativën e SVP/UDC-së “kundër migracionit masiv” fillon referendumi i parë nga tre sish që do të zhvillohen dhe që lidhen me kufizimin e lëvizjes së lirë. Pas saj vjen votimi i iniciativës Ecopop për kufizimin e ardhjes së të huajve në Zvicër si dhe i treti, ai për zgjerimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë edhe me Kroacinë, si shtet i ri i BE-së.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













