Sport

Basha e feston ditëlindjen me golin e parë për klubin e ri

Migjen Basha ka gjetur golin e parë në aventurën australiane, teksa ka shënuar për Melbourne Victory, në përballjen ndaj Newcastle Jets, shkruan gazeta express.com.

Në minutën e 61-të, ish-mesfushori i Kombëtares ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij.
Festë e dyfishtë për Bashën, pasi përveçse u rikthye te goli pas më shumë se dy vjetësh, ai feston edhe ditëlindjen e tij të 33-të, përcjell Albinfo.ch.