Uncategorized
Basha, të ardhmen e zbulon në shtator
“Do ta shohim në shtator se çfarë do të ndodhë dhe atëherë do të kuptohet çfarë kam zgjedhur. Megjithatë, nëse De Biasi nuk do të më ftojë, kjo është tjetër gjë pastaj”, deklaroi Basha
Migjen Basha ka analizuar paraqitjet e kuqezinjve në Kampionatin Evropian si dhe ka bërë prognozën e tij në lidhje me kualifikueset e radhës për në “Rusi 2018”.
Jo vetëm pjesëmarrja e Shqipërisë në Francë ishte një lajm i gëzueshëm për shqiptarët, por edhe pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA ishte diçka pozitive sa i përket aspektit sportiv dhe futbollistik, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja kundër Zvicrës me shumë emocione për të gjithë, sidomos për ne shqiptarët, pasi luanim për herë të parë në një eveniment të tillë. Megjithatë, nuk kam menduar aspak për të shkuarën. Këtë e them për periudhën përpara nisjes së takimit, sepse gjatë ndeshjes mendoja vetëm faktin që kemi mundësi të marrim rezultat pozitiv, pavarësisht që mbetëm një lojtar më pak. Ne e treguam deri në fund që mund të merrnim më shumë në atë takim”, deklaroi Basha për “Panorama Sport”.
Ai ka folur edhe për ndeshjet ndaj Italisë dhe Spanjës në kualifikimet e Botërorit. “Ka një shprehje që mbase duket si e rëndomtë, por mua më pëlqen: Futbollit nuk i dihet asnjëherë dhe kjo e bën kaq masiv. Sigurisht që Spanja dhe Italia janë ekipet favorite për të shkuar në Rusi, mirëpo ne duhet të bëjmë lojën tonë. Të luftojmë në çdo moment te secila prej ndeshjeve në këto kualifikuese dhe më pas do të shohim. Duke qenë se është kaq shumë e vështirë, na duhet edhe fat në këto kualifikuese për të provuar”, theksoi ai.
Basha foli edhe për mundësinë që të luajë për Kosovën. “Do ta shohim në shtator se çfarë do të ndodhë dhe atëherë do të kuptohet çfarë kam zgjedhur. Megjithatë, nëse De Biasi nuk do të më ftojë, kjo është tjetër gjë pastaj”, përfundoi Migjen Basha.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













