Lajme
Bashkatdhetarët përballen sërish me pritje të gjata në Merdare
Mërgimtarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin Kosovë – Serbi
Kësaj radhe jo ata të cilët hyjnë në Kosovë, por ata të cilët po kthehen në shtetet përindimore. Më së shumti probleme po paraqet pika kufitare në Merdare, ku pritjet janë deri në tri orë. Policia e Kosovës bën thirrje që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare. Sipas tyre, pritjet janë më të shkurtra në pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.
Në raportin e situatës në pikat kufitare me Serbinë të orës 12, policia thotë se po vazhdon punën me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim që të shmangies së pritjeve të gjata dhe t’u mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Sipas raportit thuhet se në Merdarë, për të hyrë në kosovë nuk ka pritje, ndërsa për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin 2 deri në 3 orë në kolonën prej 1.5 kilometër.
“Pritjet janë më të shkurta në pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë. Te Dheu i Bardhë, kolona është e gjatë vetëm rreth 100 metra, ndërsa pritja jo më shuëm se 20 minutëshe; në Mutivodë kolona është 0.5 kolimetër me kohëzgjatje afërsisht deri në 1 orë, ndërsa në pikë-kalimin kufitar Muqibabë në dalje ka pritje deri në 20-30 minuta”, thuhet në raportin e Policisë.
Për këtë arsye, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin vetëm pikën kufitare në Merdarë, por të drejtohen edhe te pikat tjera ku pritjet janë më të shkurta.
“Nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












