Lajme
Bashkëjetesa nuk mund të barazohet me martesën
Nëse çiftet në konkubinat përfitonin nga të gjitha përparësitë që sjell kurora, kjo do të çonte në dobësimin e institucionit të martesës
Çiftet e pakurorëzuara nuk do të mund të barazohen me ato që kanë të lidhur kurorë në mes vete. Kështu ka vendosur me shumicë votash Dhoma e lartë (federale) e Parlamentit Nacional.
Këtë e ka bërë, me gjithë faktin se edhe ajo është pajtuar rreth nevojës për një revidim të të drejtës së trashëgimisë. Ndryshe ka vendosur dhoma e ulët, ajo e kantoneve.
Duke marrë vendimin konservativ, Dhoma e lartë ka votuar në frymën e qarqeve demokristiane dhe të djathta.
Kështu, deputetja nga CVP (Partia Kristiane Popullore) Viola Amherd ka thënë se “në rast se çiftet në konkubinat (bashkëjetesë pa kurorë) do të përfitonin nga të gjitha përparësitë që sjell martesa me kurorë, kjo do të çonte në dobësimin e institucionit të martesës.
Nga ana tjetër SVP ka kundërshtuar revizionin me arsyetimin se nuk shohin ndonjë nevojë veprimi në atë drejtim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













