Lajme
Basketbollisti fsheh reklamën e birrës nga fanella
Basketbollisti Blerim Mazreku ka mbuluar me ngjitës reklamat e sponsoruesve të birrës që janë në fanellat e ekipit Sigal Prishtina. Reklamimi i alkoolit, konsiderohet “haram”
Dy kompanitë më me ndikim që merren me prodhimin e birrës “Birra Peja” dhe “Pilsner”, ka kohë që janë sponsorë të Sigal Prishtinës, ekipit më të trofeshëm të basketbollit në Kosovë. Edhe pse për shumëkënd kjo shihet si privilegj, për basketbollistin Blerim Mazrekun shihet si “hendikep”.
Kjo për faktin, se Mazreku njihet si praktikues i madh i fesë Islame, e cila nuk lejon promovimin e pijeve alkoolike, prandaj ai ka vendosur që reklamat e sponsoruesve t’i mbulojë me ngjitës.
Tek Sigal Prishtina, përveç Blerim Mazrekut është edhe Muhamet Hasani ai që konsiderohet si mysliman i devotshëm. Prandaj logoja “Birra Peja” dhe “Pilsner”, nuk është pritur aspak mirë nga këta dy basketbollistë, sipas të cilëve, feja Islame nuk lejon alkoolin.
“Për këtë, qendra kosovare e ka menduar një ide të mirë. Ai e ka mbuluar me një ngjitës të bardhë hapësirën ku shkruan “Birra” dhe “Pilsner”, duke e lënë të shihet vetëm “Peja”, duke shprehur në këtë mënyrë, megjithatë, respekt për këtë kompani që e ndihmon basketbollin”, transmeton “Zëri”.
Basketbollisti nuk ka preferuar të komentojë për këtë çështje. Ai, gjatë kohës sa luante tek KB Peja, i kishte sqaruar gjërat para fillimit të sezonit, pasi e ka bezdi ta vesh një fanellë në të cilën përfshihen reklamat e pijeve alkoolike.
Kryesia e Sigal Prishtinës nuk është në dijeni rreth mbulimit të dy prej sponsorëve në fanellë, nga ana e ish-basketbollistit të Pejës.
Drejtori i përgjithshëm i klubit, Florian Miftari, thotë se fanellat duhet të qëndrojnë të paprekshme, pasi sponsorët janë krahu i djathtë i klubit kampion të Kosovës. “Nuk e kemi diskutuar asnjëherë këtë temë. S’ka çka aty, fanellat janë të paprekshme”, deklaroi ai.
Ndryshe, basketbollisti Blerim Mazreku në vitin 2011 ai e kishte marrë rrugën drejt Arabisë Saudite, duke shkuar në haxh, për ta kryer njërën nga pesë shtyllat e fesë Islame. Në atë kohë, Mazreku luante tek Peja, e cila ia kishte mundësuar shkuarjen në Qabe, edhe pse kishte filluar sezoni i ri në basketbollin kosovar.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











