Lajme
BB: Kosova pëson rënie të bruto-prodhimit
Pritet rënie e bruto-prodhimit vendor në 3.9 për qind në 2012-ën dhe 3.6 për qind në 2013-ën nga 6.3 për qind sa ishte në vitin paraprak
Vendet në zhvillim duhet të përgatiten për rreziqe të reja, në kohën kur problemet e borxhit në Eurozonë dhe rritjet e dobëta në disa ekonomi në zhvillim po zbehin perspektivat e rritjes globale, thuhet në raportin e ri të Bankës Botërore “Perspektivat Globale Ekonomike për Vitin 2012”.
Banka ka ulur parashikimin e saj të rritjes për vitin 2012 në 5.4 për qind për vendet në zhvillim dhe në 1.4 për qind për vendet me të ardhura të mëdha, nga parashikimet e qershorit të kaluar që ishin 6.2 për qind, respektivisht 2.7 për qind.
Në kuadër të parashikimeve të reja është përfshirë edhe Kosova. Sipas raportit, ato flasin për rënie të bruto-prodhimit vendor në 3.9 për qind në 2012-ën dhe 3.6 për qind në 2013-ën nga 6.3 për qind sa ishte në vitin paraprak.
Rritja e ngadalshme tashmë vihet re në tregun e dobësuar global, ashtu si edhe në çmimet e mallrave, thuhet në raport.
Eksportet globale të mallrave dhe shërbimeve janë zgjeruar në 6.6 për qind gjatë 2011-ës, çfarë paraqet rënie të dukshme nga 2010-ta, kur ishin 12.4 për qind. Gjatë këtij viti ato pritet të rriten vetëm në 4.7 për qind.
Sipas raportit të Bankës Botërore, çmimet globale të energjisë, metaleve dhe mineraleve, si dhe të produkteve bujqësore kanë rënë për 10, 25 dhe 19 për qind që nga fillimi i 2011-ës. /rel/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












