Lajme
BBC: Stuhia e frikshme e borës në Spanjë do të prekë Shqipërinë javën e ardhshme
Stuhia e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të muajit janar. Alarmin e kanë dhënë meteorologët në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, situata në Madrid është rënduar, ndërkohë që pritet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa më pas stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit.
Sipas autoriteteve në Madrid është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vjetët e fundit. Mbrëmjen e kaluar ushtria doli në terren, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












