CH-Ballkani
BE dhe Turqia në garë për Ballkanin
Kthesë pas samitit të Ballkanit: rritja e ndikimit turk në Ballkan paraqitet si një alternativë tjetër kundër perspektivës së qartë europiane, shkruan media europiane euractiv.de duke kujtuar vizitën e presidentit Erdogan në Sarajevë vetëm dy ditë pas takimit në Sofje.
Duke bërë një rezyme të shkurtër të historisë osmane dhe islame në Ballkan, më tej media citon Erdoganin në Sarajevë, i cili ju drejtua diasporës turke në Perëndim, që ditën e zgjedhjeve t’ju ‘tërheqin veshëve’ në mënyrë osmane. “Ai e shfrytëzoi takimin për të promovuar projektin turk të autostradës që do lidh Beogradin me Sarajevën,” përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ardhë pas hezitimit të Brukselit për të bërë më shumë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky vakum është shfrytëzuar mirë përmes investimeve dhe politikës turke.
Si shembull merret edhe samiti i Sofjes që nuk solli diçka të re, bile ishte më pak shpresëdhënëse sesa samiti i para 15 viteve në Selanik. Megjithatë “burime diplomatike austriake e shohin të mirëqenë që pas shumë vitesh u krye një samit i tillë dhe shpresojnë që së shpejti të zgjidhet kontesti i emrit mes Shkupit dhe Athinës, që Maqedonia të fillojë negociatat në fund të qershorit.”
Por problemi mbetet data e qartë e anëtarësimit në BE. Nga samiti u pa që 2025 ishte shqiptuar pa konsultim me shefat e qeverive. „Unë nuk qëndroj pas kësaj date,“ tha kancelarja Angela Merkel, në pyetjen nëse 2025 është data kur mund të priten anëtarësimet e reja.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri










