Lajme
BE: Dialogu me Kosovën të vazhdojë edhe me Nikoliqin
Bashkimi Evropian e ka vlerësuar fitoren e kreut të Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq, në zgjedhjet për president të Serbisë
Në reagimin e BE-së thuhet se është fituar një mandat i fuqishëm për vazhdimin e politikave të integrimit evropian.
Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka theksuar në Bruksel se BE-ja inkurajon Nikoliqin dhe ekzekutivin e ardhshëm në Beograd të vazhdojnë punën në procesin integrues të vendit për në Bashkimin Evropian.
“Serbia ka hyrë në këto zgjedhje vetëm disa javë pasi mori statusin e vendit kandidat (për anëtarësim në BE). Presidenti i ri dhe qeveria që duhet të formohet kanë marrë një mandat të fuqishëm për të vazhduar zbatimin e politikave për integrim evropian dhe për të lëvizur shpejt në hapat e mëtejmë, veçanërisht, në drejtim të nisjes së negociatave për anëtarësim sapo të jenë plotësuar kushtet”, ka theksuar ajo.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, që ishte lansuar në mars të vitit të kaluar me qëllim përmirësimin e raporteve ndërmjet të dyja vendeve drejt integrimit evropian, Kocijanqiq u shpreh se dialogu gëzon mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare.
“Ka mbështetjen e plotë të Këshillit Evropian dhe është futur formalisht në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Andaj, presim vazhdimin e dialogut”, ka theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë










