Lajme
BE-ja e gatshme për të mbështetur Kosovën për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare
Në takimin e Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit në Prishtinë, temat kryesore që u diskutuan ishin tregtia, industria, politikat për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, doganat dhe tatimi. Aty u analizuan zhvillimet në këto fusha të cilat janë identifikuar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Zbatimi i konkluzioneve dhe veprimet pasuese pas këtij takimi do të jenë me rëndësi kryesore në përcaktimin e hapave të mëtejmë për Kosovën në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të BE-së, ku marrëdhëniet tregtare BE-Kosovë janë ndër prioritetet kryesore.
Shefi i Zyrës së BE-së Samuel Zbogar rikonfirmojë gatishmërinë e BE-së për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në.
“BE-ja është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare duke përgatitur dhe trajnuar ata për të përmirësuar kapacitetin e tyre administrativ për zhvillimin e politikave tregtare, të cilat sipas të gjitha mundësive çojnë drejt lidhjes së marrëveshjeve tregtare”, ka thënë ai.
Sigurisht që kjo është një detyrë e vështirë, përderisa BE-ja e ka kyçur derën e saj, sipas tij, i takon Kosovës që ta hap atë dhe të hyjë brenda.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm drejt fillimit të negociatave për Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë, ndërsa marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së janë përmirësuar.
Konkluzionet nga Këshilli i Ministrave dhe kthimi i preferencave tregtare në mes të BE-së dhe Kosovës, të dyja këto të miratuara në fund të vitit të kaluar, sipas saj, paraqesin qëndrimin e qartë të BE-së se është arritur përparim në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së.
BE-ja dhe autoritetet kosovare po ashtu kanë diskutuar progresin e arritur në fushën e industrisë, politikave për NVM-të, doganave dhe tatimeve.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












