Lajme
BE-ja ndau 27 milionë euro për infrastrukturë në Kosovë
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian sot ka prezantuar projektet e reja të BE-së për përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë. Projektet në vlerë prej 27 milionë euro, do të implementojnë 18 skema të infrastrukturës komunale, përmirësojnë shërbimet e ujësjellësit në komunën e Mitrovicës, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë, si dhe do të përmirësojnë furnizimin me energji në mbarë Kosovën.
Komunat e reja – Graçanica, Kllokoti dhe Ranillugu, si dhe Vitia dhe Kamenica do të kenë ndërtesa të reja moderne komunale si rezultat i programit në implementim e sipër për infrastrukturë ekonomike dhe sociale në komuna.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













