Kosova
BE-ja thjeshtëzon aplikimin për vizë Schengen
Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar vendet e zonës Schengen duhet ta bëjnë këtë së shpejti përmes një platforme online. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, e miratuan të hënën këtë ndryshim.
Shtetasit kosovarë pritet të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janar 2024, pasi Parlamenti Evropian e miratoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën në fillim të këtij viti.
Zona Schengen përbehet nga 23 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, por edhe nga vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.
Ndryshimi i sotëm i BE-së, pas një procesi të gjatë legjislativ, do të futet në fuqi pasi të ketë përfunduar puna teknike, për të cilën nevojiten disa muaj, dhe pasi të jetë publikuar në gazetën zyrtare të BE-së, raporton ReL, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi drejt digjitalizimit të procesit të vizave ka të bëjë edhe me shfuqizimin e vendimit për vendosjen e një letre ngjitëse në pasaportat e aplikantëve, që nënkupton se nuk nevojitet më caktimi i terminëve nëpër ambasada apo zyra që ofrojnë këto shërbime.
“Sistemi online i vizave do ta thjeshtëzojë procesion e aplikimit për udhëtarët”, tha ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska.
Sapo të jetë funksional, njerëzit që aplikojnë për qëndrime të shkurtra në zonën Schengen do t’i ngarkojnë dokumentet, të dhënat dhe kopjet elektronike të dokumenteve të veta të udhëtimit me të dhëna biometrike, pastaj do ta bëjnë një pagesë – gjithçka përmes platformës online.
Nëse kërkesa e tyre pranohet, atëherë ata do ta pranojnë një barkod të nënshkruar në mënyrë kriptografike, për ta printuar apo për ta ruajtur në mjetet e veta.
Por, ata që aplikojnë për herë të parë, apo ata me pasaporta të reja apo me të dhënat të ndryshuara biometrike, mund të detyrohet prapëseprapë të caktojnë termin fizikisht./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











