Lajme
BE ndan 400 milionë euro për gratë fermere në Shqipëri
Bashkimi Europian ka adresuar një mbështetje financiare në vlerën 400 mijë euro për fuqizimin e grave rurale në sipërmarrje.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, kontributi i Bashkimit Europian në sektorin e bujqësisë shqiptare është shtrirë edhe në mbështetjen e grave në incetivë (WN) në zonat rurale, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Krahas politikave dhe projekteve të ndryshme, që qeveria ka injektuar në mbështetje të vazhdueshme për të nxitur rolin e gruas në aktivitetin rural, si faktor në rritjen dhe përmirësimin e ekonomisë bujqësore
Mbështetja e BE-së, është fokusuar në trajnimin dhe fuqizimin e organizatave komunitare mbi barazinë gjinore dhe të drejtave të grave, në tri bashkitë e vendit, Tropojë, Vaun e Dejës dhe Pukë.
Konkretisht BE ka adresuar mbështetje financiare për grupet komunitare të grave me fokus prodhimet bujqësore dhe të agroturizmit, trajnimin e personalit të bashkive për ligjin e barazisë gjinore dhe zbatueshmërinë në nivel vendor dhe advokatim për përmirësimin e politikave me fokus nevojat dhe të drejtat e grave në këto 3 bashki.
Gruaja është faktor i fuqishëm në zhvillimin e bujqësisë dhe kapërcen numrin e meshkujve si menaxhere e fermave bujqësore. Gratë në bujqësi zënë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore, por edhe në aspekt menaxherial luajnë rol të rëndësishëm, ndaj dhe mbështetja e tyre ka impakt të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë në tërësi.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












