Kosova
BE ndihmon Kosovën, 26.5 milionë euro për të përballuar pandeminë
Është bërë e ditur se Kosova ka nënshkruar kontratën me BE-në për ndihmën që do t’i jepet vendit nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 26.5 milionë eurosh, transmeton albinfo.ch.
Kjo shumë e parave do të jetë për luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe për të adresuar sfidat ekonomike. Ndërkohë në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm kryeministri Avdullah Hoti si dhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ky i fundit tha se bota dhe Kosova po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo se në këtë sfidë janë të gjithë së bashku.
“Këto janë kohë të vështira, por jemi bashkë në këto kohë”, tha ai.
Teksa Hoti falënderoi BE-në për ndihmesën e fundit nga Bashkimi Evropian si dhe të tjerat paraprake gjatë periudhës së pandemisë.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?













