Lajme
BE nis hapat e parë në hetim e raportit të Martyt
Misioni i BE-së në Kosovë, komponenta e policisë në kuadër të EULEX-it, ka filluar hetimet bazë mbi pretendimet që kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi është përgjegjës për vrasjen e të burgosurve serbë dhe shitjen e veshkave të tyre, në fund të viteve 1990.
Prokurorja e EULEX-it, Isabelle Arnal dhe zëvendësprokurorja kosovare Sevdije Morina, u takuan me homologët shqiptarë në Tiranë të martën për të kërkuar garanci se autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë në lidhje me hetimin.
“Ky është takimi i parë i këtij lloji dhe është shumë herët të them nëse Tirana do të ndihmojë”, tha një zëdhënëse e EULEX-it, të mërkurën në mëngjes për EUobserver.
Ajo ka shtuar se EULEX-i, rreth tri javë më parë ka dërguar një letër ku i kërkon prova Dick Martyt, një politikan zviceran që akuzoi në dhjetor, përmes nje raporti, Hashim Thaçin, dokument të hartuar për llogari të Këshillit të Evropës.
“Ne e dimë që Dick Marty ka marrë letrën, por ne nuk e dimë se çfarë do të na sigurojë ai|”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it.
Këshilli i Evropës do të debatojë gjetjet e tij më 24 janar. Parlamenti Evropian është gjithashtu i prirë për të marrë në pyetje Martyn mbi këtë çështje.
Human Rights Ëatch, me seli në SHBA i ka bërë thirrje EULEX-it të emërojë “një prokuror të pavarur, të nivelit të lartë e të veçantë i cili ka përvojë për të hetuar rastet komplekse kriminale” dhe për të nisur një program të ri për mbrojtjen e dëshmitarëve-në mënyrë që të merret me hetimin.
Hashim Thaçi disa herë e denoncoi raportin e Martyt si “shpifje” të dizajnuara për të njollosur emrin e rezistencës së luftëtarëve kosovarë dhe të delegjitimojë shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











