Shkurt.ch
BE ofron 80 miliardë euro për hulumtime shkencore
Programi “Horizon 2020”, sipas komisionit të BE-së përbën programin më të madh për nxitjen e punës shkencore që është promovuar që nga themelimi i unionit
Bashkimi Evropian ka vendosur që për stimulimin e hulumtimeve shkencore deri në vitin 2020 të ndajë 80 miliardë euro. Shtete anëtare të BE-së i kanë dhënë të martën dritën e gjelbër programit “Horizon 2020” që i dedikohet promovimit të shkencës.
Zvicra planifikon të marrë po ashtu pjesë në këtë program por për të realizuar këtë, i duhet që më parë të negociojë një marrëveshje me BE-në, shkruan nzz.ch
Tetëdhjetë miliardët e zotuar, në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 do të mbështeten projekte inovative dhe aftësia konkurruese në fushë të shkencës.
Programi “Horizon 2020”, sipas komisionit të BE-së përbën programin më të madh për nxitjen e punës shkencore që është promovuar që nga themelimi i unionit.
Programi do të bëjë bashkë, në rrafshin e BE-së, projekte të ndryshme të cilat deri më tash janë zhvilluar paralelisht në vendet anëtare. Do të jenë para së gjithash institucionet e vogla kërkimore dhe kompanitë e vogla të cilat, përmes kritereve të thjeshtësuara do të mund të kenë qasje më të lehtë në burimet e financimit të tyre.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











