Lajme
BE: Protesta e Vetëvendosjes e paarsyeshme
Bashkimi Evropian e ka konsideruar protestën e Vetëvendosjes si plotësisht të pajustifikueshme për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje sot për dhunën fundjavës së kaluar në Kosovë, por e ka konsideruar protestën e Vetëvendosjes si plotësisht të pajustifikueshme për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
“Është për keqardhje dhuna që ka ndodhur, por besojmë se, përgjithësisht, situata është adresuar mirë nga Policia e Kosovës. Protestat e këtilla i shohim si tërësisht të paarsyeshme, sepse ishin kundër asaj që është parim thelbësor i BE-së, pra lirisë së lëvizjes së mallrave. Ne kemi punuar ngushtë me autoritetet e Kosovës për ta zbatuar këtë parim dhe është për keqardhje që njerëzit protestojnë kundër tij”, ka thënë Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, transmetojnë mediet në Prishtinë.
Policia e Kosovës duke përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit ka penguar të shtunën, protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar pikat kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, me qëllim ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.
“Vetëvendosje” ka paralajmëruar se do të organizojë aksion të ngjashëm më 22 janar.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla










