Lajme
BE siguron 300 milionë doza të tjera të vaksinës anti-Covid
Në një raport të fundit, të dhënë për media, Bashkimi Evropian ka siguruar 300 milionë doza të tjera të vaksinës nga Pfizer/BioNTech, duke dyfishuar numrin aktual të tyre, përcjell albinfo.ch.
Sipas Euronews, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një azhurnim mbi programin e vaksinimit në bllok mes kritikave që u bënë rreth “numrit të vogël të vaksinave dhe përhapjes së ngadalshme” të tyre.
Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, Von der Leyen tha se 75 milionë nga kjo porosi më e re do të ishin në dispozicion nga tremujori i dytë i vitit, pjesa tjetër do të vinte në pjesën e tretë dhe të katërt të vitit.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, është rënë dakord për blerjen e 200 milionë dozave shtesë, me mundësinë për të blerë 100 milionë të tjera.
Ndryshe, vaksinimi filloi në BE më 27 dhjetor pas miratimit të vaksinës së Pfizer/BioNTech.
Vaksina Moderna gjithashtu shpejt mund të shtohet në përdorim, pasi rregullatori i ilaçeve i BE-së rekomandoi autorizimin e saj të mërkurën.
Duke folur të premten, von der Leyen tha se ky ishte një “lajm i dytë i mirë” pas njoftimit të saj në lidhje me shtrirjen e Pfizer/BioNTech.
BE ka siguruar deri në 2.3 miliardë doza nga kandidatët për vaksina, të cilat thotë se është për BE dhe fqinjët e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












