Shkurt.ch
Bëhen të plotfuqishme dënimet për sloganet raciste
Kryetari dhe nënkryetari i degës së SVP/UDC-së në Widen si dhe një informaticien kanë marrë dënime me gjobë në lartësi të ndryshme
Një vit më parë në një portal të SVP-së lokale në Widen të Aargaut ishin publikuar slogane me përmbajtje raciste të drejtuara kundër të huajve, kryesisht ballkanasve.
Parullat si: “Dreck Jugos”, (jugosllavët e fëlliqur) “Ausländer raus” (Të huajt jashtë) etj. ishin gjykuar nga opinioni si sprehje të urrejtjes ndaj të huajve që kufizohen me racizëm. Por jo vetëm opinioni i ka dënuar ato.
Tri kallëzime penale janë bërë në muajin shkurt nga prokuroria shtetërore ndaj kryetarit të degës së SVP-së në Widden, Aldo Patriarca, anëtarit të kryesisë Andre Mattenberger dhe informaticientit që i kishte publikuar sloganet gjykata.
Për prokurorinë, figura e veprës penale e diskriminimit në bazë race, ishte e përmbushur. Mirëpo, gjykimi nuk qe mbajtur. Ndërkohë kryetari Patriarca kishte tërhequr ankesën e tij kundër urdhërarrestit të bërë ndaj tij dhe me këtë, dënimi bëhet automatikisht i plotfuqishëm, shkruan “Aargauer Zeitung”. Dy të dënuarit tjerë, e kishin pranuar dënimin më parë.
Kështu, kryetari i degës, Patriarca ka marrë një dënim me gjobë brej 600 frangash, nënkryetari, 500 dhe informaticienti, 300 franga.
Veç ketyre, dy të parët kanë marrë edhe dënime me kusht, secili nga 30 njësi ditore nga 100 respektivisht nga 80 franga. Ndërsa i treti është dënuar me 15 njësi ditore prej nga 30 frangash. Për të tretë periudha e caktuar me kusht është dy vjet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












