Sport
Behrami: Do të dëshiroja të luaja në Zvicër
“Do të dëshiroja të luaja në Zvicër sepse kurrë nuk kam luajtur aty, jam larguar në moshën 17-vjeçare, kur kalova në Itali”, u shpreh Valon Behrami
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami e ka pranuar se marrëdhëniet e tij me trajnerin spanjoll, Quique Sanchez Flores ishin prishur tërësisht dhe ai do të largohej nëse tekniku do të mbetej në krye të ekipit. Ai e ka pranuar se ka pasur problem me teknikun spanjoll, raporton albinfo.ch.
“Nuk ishte stinor i mirë, kisha probleme me trajnerin. Fillova të mendoja largimin, shikoja klubet tjera ku trajneri do të kishte besim tek unë”, theksoi Behrami për mediat britanike. “Ishin dy opsione: një në Itali dhe një në Zvicër. Do të dëshiroja të luaja në Zvicër sepse kurrë nuk kam luajtur aty, jam larguar në moshën 17-vjeçare, kur kalova në Itali. Jam njeri krenar dhe viti i kaluar ishte i vështirë sepse nuk e pranoj lehtë faktin të mos luaj. Pastaj kur angazhohesha nuk ishte pozita ime. Nëse bëjë diçka dua ta bëjë mirë dhe të meritojë paratë e mia. Dua që njerëzit të më shikojnë dhe të thonë se dhashë 100 %. Kjo është me rëndësi për mua”, është shprehur ai.
“Unë kam karakterin tim dhe ai të vetin, nuk kemi folur në dy-tre muajt e fundit. Në njërën anë ndjehesha keq sepse dëshiroja të meritojë paratë e mia dhe në anën tjetër dëshiroja të ruaja përgatitjen fizike”.
Ai ka folur edhe për trajnerin Walter Mazzari me të cilin ka punuar edhe në Napoli. “E njoh nga Napoli. E di se cilat janë kërkesat e tij dhe ai njeh kualitetet e mia. Ai kërkon 100 % nga lojtari dhe nëse nuk luan mirë të ulë në bankinë, edhe nëse je në relacione të mira me të. Ardhja e tij më ndërroi mendjen, ai kërkon reagim dhe i pëlqen personaliteti i lojtarit. Ai tjetri dëshironte të mbante të gjithë të qetë. Unë nuk kam person i qetë”, përfundoi Behrami.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












