E-Diaspora
Behrami, i lidhur me “kantonin e 27-të” të Zvicrës, Kosovën
Ai e viziton rregullisht vendin ku është lindur, Kosovën dhe mbështet atje projektet sportive për fëmijë
Pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, ylli 28 vjeçar i futbollit zviceran, kosovari Valon Behrami dëshiron të kthehet në Zvicër. Ai tashme ka ndërtuar shtëpi në Lugano, thotë futbollisti i rritur në Ticino. Por, edhe me Kosovën, “kantonin e 27-të të Zvicrës, siç thuhet shpesh nga fakti se në Zvicër ka shumë shqiptarë të Kosovës, Behrami ndjehet i lidhur ngushtë. Ai e viziton rregullisht vendin ku është lindur, Kosovën dhe mbështet atje projektet sportive për fëmijë, thotë ai në një intervistë të dhënë gazetës “Berner Zeitung”, të publikuar të premten.
Nga viti i kaluar Behrami luan për Napolin, në Ligën Italiane, në të njëjtin klub ku luan edhe shqiptari tjetër, Blerim Xhemaili.ai thotë se kriza ekonomike në atë qytet është fare evidente “dhe, të kalosh me vetura luksoze nëpër Napoli, thjesht është e papërshtatshme”. Për këtë arsye edhe ai e ka përshtatur stilin e tij të jetës me rrethanat e atjeshme.
Behrami thotë se tash, kur është bërë baba i një fëmije dhe kur i ka mbushur 28 vjet, është bërë më i tërhequr. Më parë, derisa luante për Romën, nga viti 2005 deri në 2008 ai e njihte shumë mirë jetën e natës. Tash, si baba i ri, nuk mund të mbetem jashtë deri në orën 3 të mëngjesit, thotë ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












