E-Diaspora
Behrami: Kosovën e bart gjithmonë në zemër
Porosia ime kryesore është: Kosovarët duhet të jenë krenarë se njëri prej tyre luan për Bajernin, për Gladbachun ose për Napolin
Valon Behrami po përjeton një rilindje në futbollin e Zvicrës. Si 28 vjeçar, ai po pushton, madje më bindshëm se më parë, vendin në kombëtaren e Zvicrës dhe në zemrat e futbolldashësve. Pas disa ndeshjeve ku roli i tij për kombëtaren u dëshmua si i pazëvendësueshëm, Valoni është më i pranishëm edhe në mediet e këtushme.
Gazeta “Aargauer Zeitung” e të enjtes i ka kushtuar intervistës me të një faqe të tërë. Aty, nën titullin “Kam dëshirë të jem `vëlla i madh`” Behrami flet për pozicionin e tij në kombëtare, për atë se si ia ka ndryshuar lindja e fëmijës qëndrimin për jetën, për qasjen ndaj lojtarëve tjerë shqiptarë në kombëtaren zvicerane etj.
I pyetur se si komunikon me bashkëlojtarët e tij shqiptarë në kombëtare, Valoni thotë: “natyrisht, në gjuhën shqipe. Në cilëndo gjuhë tjetër do të ishte më e ndërlikuar…”. Duke bërë krahasimin me pozitën që ka pasur në fillim në mesin e lojtarëve zviceranë me gjendjen e sotme ai thotë: “Atëherë kam qenë lojtar i ri dhe i ekstrovertuar. Sigurisht pak edhe mendjemadh.
Por askush nga lojtarët më të vjetër nuk më është gjetur për të më këshilluar që ta ul kokën”. Tash një rast i ngjashëm ka ndodhur me Granit Xhakën. Kur ai me deklaratat e tij të pamatura rrezikoi vendin e vet në kombëtare, Valoni thotë se i ka folur atij “si vëlla i madh” që të “zbresë topin në tokë”.
Për vlerësimin meritor që sot po i bëhet në kombëtare ai meritat ia njeh trajnerit aktual, Hitzfeldit.
Lidhur me ndeshjen e pritshme me Shqipërinë, Behrami pranon se ajo që pret është delikate, por thotë se “nuk është korrekte për gazetarët që ta pyesin se a do të luante për kombëtaren e Kosovës. Së pari, nuk ekziston një kombëtare kosovare. Dhe, së dyti: a po e shpërfill unë Kosovën vetëm me faktin se po luaj për Zvicrën. Sigurisht që jo! Unë e bart prejardhjen time në zemër . Gjithmonë. Porosia ime kryesore në këtë drejtim është: Kosovarët duhet të jenë krenarë se njëri prej tyre luan për Bajernin, për Gladbachun ose për Napolin.
Duke cituar ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Naim Malajn, sipas të cilit “futbollistët janë ambasadorët më të mirë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Zvicrës” gazetari pyet se a është e vërtetë se në Kosovë ka gjithnjë më shumë fansa të ekipit nacional të Zvicrës.
“Kështu mendojnë shumë, por ka diçka që më pengon: ajo se në Kosovë ka njerëz që ne na quajnë tradhtarë. Por, në momentin kur Zvicra të kualifikohet për Kampionatin Botëror, po ata do të thonë: `Shikoni, lojtarët kosovarë në Kampionatin Botëror, super! Kjo gjë nuk shkon”
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













