Lajme
Bëhu pjesë e elitës akademike shqiptare të inxhinierisë në Zvicër – Apliko tani!
Çfarë përfiton? Deri në 3’000 franga zvicerane për temën më të mirë dhe vlerësim profesional nga Albanian Engineering of Switzerland
Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër, Albanian Engineering of Switzerland (AES), për herë të parë ndan Çmimin për Përsosmëri Akademike.
Ke një temë diplome (Bachelor, Master apo PhD)? Një projekt inovativ apo punim kërkimor me ndikim? Apliko për këtë çmim prestigjioz dhe bëhu pjesë e një rrjeti të fuqishëm profesionistësh shqiptarë në Zvicër!
Çfarë përfiton?
- Deri në 3’000 franga zvicerane për temën më të mirë
- Vlerësim profesional nga Albanian Engineering of Switzerland
- Mundësi rrjetëzimi me profesionistë shqiptarë të fushës në Zvicër
Afati i aplikimit: 31 korrik 2025
Apliko këtu: https://lnkd.in/eF4mcttn Mos e humb këtë mundësi unike për të shkëlqyer dhe për të çuar përpara emrin e komunitetit tonë inxhinierik në Zvicër!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Korrik 2025
- Ora17:00
- Data e përfundimit7 Qershor 2025 - 17:00
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera











