Shkurt.ch
Bekim B. ka shtënë me pushkë të ushtrisë zvicerane
Me pushkën e ushtrisë dhe me një revole, Bekimi me babanë e tij ia kishin mësyrë shtëpisë së familjes së dhëndrrit
Bekim B., njëri nga dy të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur të enjten në Oensingen, ka shtënë me pushkën automatike të cilën e mbante që nga koha e shërbimit ushtarak. Ai, ashtu sikurse edhe shumë shërbyes ushtarakë të Zvicrës, është dashur ta kthente armën.
Bekimi kishte marrë shtetësinë e Zvicrës para disa vitesh ndërsa pas përfundimit të shërbimit ushtarak nën armë, që nga fillimi i vitit 2012 ai kishte kaluar në shërbimin civil, shkruajnë mediet zvicerane.
Me pushkën e ushtrisë dhe me një revole tjetër, Bekimi me babanë e tij ia kishin mësyrë shtëpisë së familjes së dhëndrrit, Përparimit, në Oensingen. Ai fillimisht i kishte telefonuar Përparimit duke e kërcënuar se nuk do të jetonte edhe gjatë.
Këtë kërcënim pastaj e kishte realizuar kur Përparimi me babanë, Hysenin kishin dalë për të sqaruar problemin që kishte Bekimi me ta. Ata dëshironin të merrnin gruan e Përparimit, Shqipen, për ta kthyer në shtëpi.
Pos Hysenit që ishte qëlluar në zemër dhe Përparimit, po ashtu të vrarë mizorisht, plagë të rënda ka marrë edhe një i afërm i tyre që kishte provuar të ndihmonte dy të sulmuarit.
Dy të dyshuarit janë arrestuar pa bërë rezistencë, pasi që njëri prej tyre i ishte paraqitur vetë policisë me telefon.
Arma ushtarake e gjetur te Bekimi kishte pasur afatin e fundit të dorëzohej në kazermë më 24 maj. Pastaj atij i ishte zgjatur afati, që kishte mbaruar më 13 qershor. Javën tjetër ajo do t`i merrej me detyrim, njoftojnë në ushtri. Por pushka automatike kishte vazhduar të mbetej në shtëpinë e tij.
Deri më 5 korrik, kur ndodhi ngjarja e kobshme.
Një revole që është gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, familja B e mbante pa leje
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje













