Lajme
Belgjika parandalon azilkërkuesit nga Ballkani
Qeveria e Belgjikës e ka miratuar një listë të vendeve të sigurta. Vendimi është paraparë për të ndihmuar në procedimin më të shpejtë të kërkesave për azil në këtë vend.
Shumica e vendeve në listë janë të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Serbia.
Ndodhja e tyre vendeve në këtë listë praktikisht nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve do të kenë pothuajse të pamundur të sigurojnë azil politik në Belgjikë.
Sekretarja e Shtetit për Azil, Maggie De Block, ka thënë se lista duhet të ketë një efekt parandalues, dhe duhet të çojë në një rënie të numrit të aplikantëve për azil.
Në të ardhmen, kërkesat për azil në Belgjikë nga shtetasit e vendeve që ndodhen në këtë listë duhet të procedohen brenda 15 ditësh.
Një e pesta e të gjithë azilkërkuesve në këtë vend vitin e kaluar vinin nga shtetet e Gadishullit Ballkanik dhe nga India. (De Redactie&albinfo)
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












