Lajme
Mbyllet Belgjika pas “Variantit jugafrikan”, në Zvicër ende asnjë rast
Belgjika ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit B.1.1.529, i cili fillimisht u gjet në Afrikën Jugore. Njoftimin e ka bërë ministri belg i Shëndetësisë
Në programin për monitorimin e sekuencës së gjeneve të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG9 varianti i ri B.1.1.529, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore, ende nuk është paraqitur në Zvicër.
Megjithatë, BAG është duke analizuar të dhënat ekzistuese, ka bërë të ditur të premten për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Për këtë arsye, zyra është në kontakt me të gjithë aktorët brenda dhe jashtë administratës, transmeton albinfo.ch.
Vlerësimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i variantit të koronavirusit B.1.1.529 dhe rrezikshmëria e tij do të ketë gjithashtu ndikim në veprimet e mëtejshme të Zvicrës, thuhet më tutje në deklaratën e BAG.
Siç është bërë e ditur tashmë, Belgjika ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit B.1.1.529, i cili fillimisht u gjet në Afrikën Jugore. Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke e ka bërë të ditur këtë në një konferencë për shtyp të premten.
Kryeministri belg Alexander De Croo ka njoftuar gjithashtu kufizime të udhëtimit për udhëtarët nga vendet në Afrikën Jugore. “Nevojitet kujdes, por jo dhe frikë” është shprehur Vandenbroucke.
Në të njëjtën kohë, Belgjika po rivendos masa më të rrepta. Klubet e natës duhet të mbyllin sërish dyert, përcjell albinfo.ch. Restorantet dhe baret lejohen të jenë të hapura vetëm deri në orën 23:00. “Situata sot është më e keqe se të gjithë skenarët që ekspertët kishin llogaritur për ne”, tha De Croo. Masat e shtrëngimit fillimisht do të zbatohen për tri javët e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












