Shkurt.ch
Benzina do të kushtojë 5 franga?!
Kryetari i Economiesuisse, Wehrli: "Ne po sillemi në mënyrë jo ekologjike me benzinën për shkakun se kjo nuk po na kushton asgjë",
Kryetari i Economiesuisse, dhomës ekonomike të Zvicrës, Rudolf Wehrli ka nxitur debatin për një shtrenjtim të madh të çmimit benzinës. “Ne po sillemi në mënyrë jo ekologjike me benzinën, për shkakun se kjo nuk po na kushton asgjë”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “çmimi i benzinës do të duhej të ngrihej në 5 franga litri”, ka thënë ai, duke shkaktuar reagime të ashpra në opinionin zviceran.
Ndërkohë që VCS (Klubi për Komunikacion i Zvicrës), që angazhohet për më shumë komunikacion publik e ka pritur këtë propozim, partitë e djathta janë shprehur të pakënaqura. “Wehrli nuk e ka idenë se si mendon populli”, ka thënë deputeti nacional nga SVP-UDC-ja, Walter Wobmann, i cili është bërë i njohur për kundërshtimin që i ka shpallur ngritjes së çmimit të vinjetës së autostradave nga 40 në 100 franga.
“Në rast se do të ngrihej çmimi i benzinës në 5 franga, ne do të ktheheshim në kushtet e mesjetës. Atëbotë, shtresa e lartë shfrytëzonte kuajt. Ndërsa tash ajo duket se i dëshiron autostradat vetëm për vete”, ka thënë Wobmann.
Edhe në Federatën Zvicerane të Tregtisë reagojnë me kundërshtim. “Kryetari i Economiesuisse është evidente se po i nënshtrohet logjikës së të gjelbërve”, ka thënë drejtori Hans-Ulrich Bigler.
Ndryshe nga transporti publik i cili me më shumë se 50 për qind financohet nga shteti, rrugët vetëfinancohen, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër












