E-Diaspora
Berberi shqiptar, shumë i suksesshëm në Gjermani
Arben Lumi në një intervistë për albinfo.ch, tregon si shkoi në Gjermani, me çfarë vështirësish është përballur në fillim, si filloi me këtë zeje dhe synimet për të ardhmen
Shqiptarët janë shumë të suksesshëm në diasporë. Jo vetëm në sport, kulturë, shëndetësi, por edhe në zanate të ndryshme.
Arben Lumi është një berber shumë i njohur në Gjermani dhe shumë i kërkuar. Ai në një intervistë për albinfo.ch, tregon si shkoi në Gjermani, me çfarë vështirësish është përballur në fillim, si filloi me këtë zeje dhe synimet për të ardhmen.
“Jam nga Bllaca e Therandës, kurse në Gjermani kam ardhur në vitin 1996, derisa babai im jeton që nga viti 1971”, ka thënë në fillim Lumi për albinfo.ch.
Ai me këtë zanat merret gati që dy dekada. “Që nga viti 1999 kam filluar me këtë zanat, e më pas më 2001 kam filluar të punoj në një sallon, derisa nga viti 2012 shefi i atëhershëm më ka lënë sallonin dhe tërë këto vite kam qenë në këtë sallon, pra që 18 vjet jam vetëm në këtë sallon”.
Si për çdo të huaj edhe për të fillimi nuk ishte i lehtë në Gjermani. “Në fillim nuk ka qenë aspak lehtë. Më ka munguar shumë gjuha ime, vendimi im. Në atë kohë Kosova ka qenë në luftë dhe nuk e kemi ditur se çfarë po ndodh. Pas një kohe kam bërë shumë miq gjermanë, klientë të shumtë, dhe ky ka qenë integrimi për mua”, ka theksuar tutje Lumi.
Ai shton se ka edhe klientë shqiptarë. “Kam më shumë gjermanë, por ka edhe shqiptarë, edhe pse në një përqindje dukshëm më të vogël. Ky sallon ka traditë 110-vjeçare, kështu që gjermanët e preferojnë më shumë dhe janë të lumtur që më shohin mua këtu”, nënvizoi Lumi.
Arben Lumi së fundi fitoi një çmim shumë të rëndësishëm, duke u renditur i pesti ndër berberët më të mirë. “Në fillim kur kam filluar me këtë zanat, kam marr pjesë në gara, vetëm sa për t’u motivuar dhe jo për të fituar çmime, megjithatë çmimi i fundit ishte shumë i veçantë për mua, sepse do të thotë që unë mund të kualifikohem për këtë garë në mesin e gjithë këtyre berberëve më të mirë dhe të tregoj atë që dua të bëj dhe që më pëlqen më shumë. Jetoj për këtë punë dhe jam shumë i përkushtuar në punën time”, përfundoi Arben Lumi. Ai ishte i pesti në garën e berberëve më të mirë të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












