Sport
Berisha siguron titullin e kampionit në Australi
2 golat e Besart Berishës mjaftuan që Brisbane të jetë kampion i Australisë
Futbollisti shqiptar Besart Berisha i ka siguruar ekipit australian „Brisbane Roar“ titullin e kampionit. Berisha ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin australian.
Në finalen e madhe ndaj skuadrës Perth Glory, 2 golat e futbollistit kosovar në minutat e fundit të ndeshjes mjaftuan që Brisbane të jetë kampion i Australisë.
Besart Berishës tashmë yll futbolli në Australi është bërë edhe top lajm në mediat australiane.
Besart Berisha ka fituar edhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në A-League, të ndarë nga Asociacioni i Medieve (FMA) për paraqitjet e shkëlqyeshme të tij për Brisbane Roar. Kosovari 26 vjeç ka befasuar të gjithë me 19 golat e realizuara në sezonin e rregullt, por edhe kontributin e përgjithshëm në vitin e tij të parë në Australi.
Ylli kosovar kaloi tetë vite në Gjermani, kurse këtë diele zhvilloi finalen e Madhe në edicionin e tij të parë në Australi.
Berisha para dy javësh mori Këpucën e Artë të A-League dhe me epitetin e golashënuesit është shndërruar në yll të tifozëve të Roar.
Berisha së fundmi nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Brisbane dhe bëhet fituesi më i ri i çmimit, të votuar nga të gjithë anëtarët e FMA-së për futbollistin më të mirë të sezonit, pas fituesve të kaluar Matt McKay (2011) dhe Carlos Hernandez (2010).
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike Zvicra po hyn në një fazë të re sfidash politike dhe ekonomike, që sipas analistëve po... -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave












