Sport
Berisha thërret sërish Shqipërinë
“Nëse më ftojnë jam i gatshëm të luaj për Shqipërinë. Nëse jo, iu dëshiroj fat”, deklaroi Berisha
Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha ka bërë të ditur edhe një herë se është i gatshëm të luajë për Shqipërinë, nëse në drejtim vjen ftesa, shkruan albinfo.ch.
Berisha që pesë vite luan në Australi dhe është shumë i kënaqur. “Jam që pesë vite këtu dhe po e shijoj çdo moment prej kur kam ardhur. Nëse mund të marrë pasaportën do ta marrë. Mendoj se të jesh australian është mirë”, ka deklaruar sulmuesi prishtinas për mediat australiane.
Gjatë verës zhvillohet Kampionati Evropian dhe Shqipëria është kualifikuar për herë të parë. Ai ka 17 paraqitje me Shqipërinë, por nuk ka luajtur prej kur është transferuar në Australi, për shkak të largësisë së madhe.
“Nëse më ftojnë jam i gatshëm të luaj për Shqipërinë. Nëse jo, iu dëshiroj fat”, deklaroi 30-vjeçari, i cili ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë me skuadrën e tij Melbourne Victory.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












