Berna mes një Zvicre sovrane dhe mosizolimit
Lëvizja e re evropiane zvicerane (NOMES-NEBS) i ka kërkuar Këshilltarit Burkhalter që ta rishqyrtojë klauzolën për migracionin
Shefi i diplomacisë zvicerane Didier Burkhalter ka mbajtur dje një fjalim në Kuvendin e përgjithshëm të Lëvizjes së Re Evropiane Zvicerane (NOMES-NEBS).
Ndaj kërkesës e NOMES-NEBS që Këshilli Federal ta rishqyrtojë klauzolën e 18 prillit të këtij viti, ku vendoset për një politikë më restriktive me migracionin e Unionit Evropian me prejardhje nga shtetet e Evropës lindore, ai ka thënë se është shumë me rëndësi që Këshilli Federal ta gëzojë mbështetjen e popullit në rrugën e marrëveshjeve bilaterale. Ai ka shtuar se mbajtja e sovranitetit të vendit nuk do të thotë izolim të tij. Është pra sipas tij më me rëndësi që të ruhet sovranitetit i të vepruarit dhe të garantohet siguria dhe prosperiteti.
Sipas Burkhalter, çështja nuk është nëse Zvicra duhet t`i mirëmbajë marrëdhëniet bilaterale, por si ajo t`i definojë ato. Zvicra është vend më i vogël se Unioni Evropian, «por ne jemi shtet sovran i cili mendon të negociojë me armë të barabarta me Unionin Evropian, sikurse me të gjithë partnerët tanë» ka thënë këshilltari federal Didier Burkhalter.
Këto qëndrime kanë qenë përgjigje zyrtare e Këshillit Federal ndaj pohimeve të NOMES-NEBS i cili mendon se klauzola e 18 prillit i diskriminon qytetarët e 8 shteteve të Evropës Lindore dhe se ajo nuk ndihmon në luftën kundër abuzimeve ose efekteve negative të imigrimit dhe se ajo krijon konflikt me Unionin Evropian.
Christa Markwalder (FDP-PLR), kryetare e rizgjedhur e NOMES, e ka kritikuar vendimin në fjalë të Këshillit Federal. Sipas saj, ky vendim nuk është mirë i parashikueshëm pasi që ai do ta forcojë blokadën e cila mbretëron që me kohë në relacionet bilateral me UE.
Një javë më herët, Didier Burkhalter pati mbajtur një fjalim mbi politikën e jashtme të Zvicrës në mbledhjen e ASIN-AUNS, lëvizje anti-evropiane e afërt me idetë politike të SVP-UDC.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër Qeveria zvicerane po synon të shtrëngojë kufizimet për daljen në pension të parakohshëm para moshës statutore... -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër













