Lajme
Besimtarët e krishterë po festojnë Krishtlindjen
Në Shqipëri dhe Kosovë, besimtarët e fesë katolike po e festojnë Krishtlindjen, ndërsa klerikët po përcjellin mesazhe paqeje dhe dashurie për njerëzit
Të krishterët shqiptarë, në Kosovë dhe në Shqipëri, po e festojnë Krishtlindjen, festën kur lindi rezusi në Betlehem. Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në mesnatë në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë dhe në atë “Nënë Tereza” në Prishtinë, për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian.
Në Shqipëri, mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës. Ndërkohë, mesha në Kishën ortodokse do të mbahet në orët e para të ditës së sotme.
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, drejtuesit e Kishës Ortodokse, asaj Katolike si dhe Vëllazërisë Ungjillore shqiptare uruan besimtarët. Në mesazhet e tyre, përfaqësuesit e komuniteteve fetare apeluan që të gjithë të kontribuojnë për bashkëjetesën dhe paqen.
“Shumë të dashur vëllezër e motra, secili nga ju e ka ndezur një qiri për t’ju mbushur me gëzim dhe për t’ju udhëhequr drejt takimit me Krishtin. Ai ndriçoftë sot e përgjithmonë jetën tuaj dhe të familjeve tuaja. Për shumë vjet Krishtlindjet dhe gëzuar Vitin e Ri 2015!’, thuhet në urimin e imzot Rrok Mirditës.
Në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, u mbajt mesha e Krishtlindjes, e prirë nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.
Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij bëri thirrje për dashuri dhe tolerancë. Ai tha se Kërshëndellat janë dhuratë e madhe gëzimi për secilin qytetarë, sepse feston lindjen e Jezusit.
“Sa të shumta janë dëshmitë e nxënësve por edhe burrave edhe grave të shenjta për këtë dashuri kaq të madhe që e ndërtoi Jezu Krisht. Gjithë zanafilla, burrat dhe gratë e kanë hapur zemrën e vet për ta pranuar këtë dashuri kanë vëzhguar me kujdes për të dëgjuar dhe për të mësuar se çfarë është lajmi i mirë i kësaj fjale, që vjen nga qielli me dashuri dhe guxim por edhe në jetë e kanë dëshmuar Krishtin shpëtimtar duke kremtuar këngën e dashurisë”, ka thënë ai.
Ipeshkvi, më tej iu drejtua të pranishmëve duke u thënë se askush nuk do të mund ti ndajë nga dashuria që kanë për Jezu Krishtin.
Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Jezusi lindi nga Maria në Betlehem.
Lindja e Krishtit, festohet edhe me 7 janar nga Kisha Ortodokse, sipas kalendarit Julian. Kisha evangjeliste, katolike dhe ajo protestante, festojnë në datat 24 dhe 25 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian. Kjo festë me ringjalljen e Krishtit (Pashkët) janë dy festat më të mëdha të të krishterëve.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










